Volkswagen realizon idenë e një vajze për të krijuar veturë fluturuese (Video)

Volkswagen morri idenë e një vajze dhe krijoi një video të mahnitshme. A mund të realizohet kjo në të ardhmen? Shikojeni atë më poshtë!

Fun

09/07/2015 10:30

Volkswagen i ftoi klientët për të dhënë idetë e tyre mbi krijimin e ndonjë veture në të ardhmen. Por, një koncept – i quajtur ‘vetura që rri pezull’ – ka impresionuar aq shumë kompaninë sa që një video u realizua posaçërisht për ta shfaqur atë se si do të mund të duket.

Videoja më poshtë shfaqë veturën fluturuese të VW me dy ulëse duke fluturuar nëpër Pekin, transmeton Lajmi.net.

Vetura, e fuqizuar me minerale nëntokësore, ishte ideja e një vajze kineze e cila iu përgjigj ftesës së kompanisë për të ofruar koncepte të reja. Ideja është që shtytësit në anën e pasme të makinës ta çojnë atë përpara.

Shikojeni videon: