Volkswagen prezanton Tiguan GTE Active Concept 2016 (Foto)

Volkswagen Tiguan GTE Active Concept debutoi në panairin e automobilizmit North American International Auto Show (NAIAS) 2016.

Auto & Tek

11/01/2016 10:25

Inovacion tek ky model është sistemi shumë efiçient hibrid me dy motor dhe një motor me benzinë me anë të të cilëve shpërndanë fuqinë në të gjitha rrotat e veturës, transmeton Express.

Shpërndarja e fuqisë nëpër rrota mund të bëhet automatikisht apo manualisht sipas nevojës. Edhe pse me motor elektrik ky model siguron performancë të jashtëzakonshme off-road.

Rezervuari në këtë veturë ka kapacitet 65 litra dhe me një furnizim mund të përshkoni mesatarisht 935 km. Motori me benzinë me injektim direkt dhe me turbo kompresor TSI prodhon 148 kf, ku në kombinim me motorët elektrik së bashku prodhojnë 221 kf.

Kjo fuqi transmetohet përmes ndërruesit automatik me 6 shpejtësi DSG.