Volkswagen prezanton modelin Atlas R-Line (FOTO)

Modeli SUV i cili prodhohet për tregun Amerikan nga Volkswagen, tani vjen edhe me pakon R-Line.

Auto & Tek

05/01/2017 19:40

Kjo pako vjen me modelet SE dhe SEL të vitit 2017. Kjo pako sjell rrotat 20 inc, interierin me logo R-Line, spojlerët e pasmë dhe të parë më të ulët.

Pakoja vjen me dy lloje motorësh turbo, atij 2.0-litëa TSI me 235kf ose atij 3.6-litër V6 me 276hp, transmeton Express. Të dy motorët janë të lidhur me transmisionin automatik me tetë shpejtësi, ndërsa sistemi i avancuar me të gjitha rrotat aktive 4Motion vjen si opsion vetëm me motorin V6.

Ky model do të prezantohet gjatë këtij viti në North American International Auto Show në Detroit të SHBA, ndërsa shitja e tij do të filloj nga fundi i këtij viti. Modeli standard i Atlas do të filloj të shitet në pranverë të këtij viti.