Volkswagen Polo SUV vjen në vitin 2018

Volkswagen do të vazhdojë “sulmin” në tregun e SUV-it edhe verën e ardhshme, me një Polo që mund të quhet T-Cross.

Auto & Tek

18/10/2017 13:26

Me një pamje shumë sportive, makina e re do të jetë e lartë dhe më e gjerë, siç tregojnë fotot e “Auto Express”.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet e motorit të këtij SUV-i, që do të jetë i disponueshëm me kambio automatike dhe manuale.

Volkswagen Polo SUV do të jetë me siguri një konkurrent i fortë për makina si Nissan Juke dhe Citroen C4 Cactus. /Lajmi.net/