Volkswagen gjobitet me 1.2 miliard dollarë në Gjermani – Lajmi.net
Volkswagen gjobitet me 1.2 miliard dollarë në Gjermani
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 20:22, 13 June 2018
Prodhuesi i veturave Volkswagen është pajtuar që ta paguajë gjobën prej një miliard eurosh në Gjermani shkaku i skandalit me emetim të gazit që e kishte prekur këtë kompani më 2015.

Ata zbuluan se kishin mashtruar në testet e motorëve dizel në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë, dhe se më shumë se një milion makina janë prekur vetëm në Britani të Madhe.

Prokurori publik i Braunschweig lëshoi një urdhër administrativ kundër Volkswagen-it të mërkurën, që ata ta paguajnë dënimin maksimal prej pesë milionë eurosh, dhe 995 milionë eurosh për “dorëzim të përfitimeve publike”.

Kjo i referohet kthimit të parave të përfituara përmes mënyrave ilegale ose jo etike.

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO