Volkswagen gati veturën me motor elektrik (Foto)

Lajme të mira për adhuruesit e markës Volkswagen: Kompania është gati ta prezantojë një model të ri shumë shpejt, me një motor elektrik.

Auto & Tek

12/12/2015 16:18

Pas skandaleve që i pati me makinat në Evropë, Volkswagen tha se do të ri-fokusohet në automjete elektrike.

Duket se prodhuesi gjerman i veturave ka qenë duke punuar shumë për këtë dhe tashmë ka përgatitur një veturë të re elektrike, transmeton lajmi.net.

Kjo është bërë e ditur pas një imazhi të postuar të premten nga një koncept i një automjeti i cili pritet të debutojë në ngjarjen CES 2016.

Siç është parë në koncept, modeli pritet t jetë Microbus, i cili do të futet në prodhim si një model i vitit 2017, thuhet sipas Autocar.

Kjo veturë pritet të jetë një rival i vërtetë i Chevrolet Bolt dhe Tesla Model 3. /lajmi.net

VW-EV-Microbus