Volkswagen CC i ri del në shitje vitin e ardhshëm

Pas sedanit dhe karavan, versioni i Passatit të ri (B8), si dhe i variantit hibrid GTE hibrid, Volkswagen në panairin e veturave në Gjenevë, ka promovuar edhe Passat Alltrack si dhe Sport Coupe Concept GTE me të cilin ka paralajmëruar CC e ri.

Auto & Tek

05/01/2016 22:15

Në bazë të këtij koncepti janë bërë edhe këto shënime jozyrtare të renderit që tregojnë se si do të duhej të dukej CC serik.

Volkswagen i ri CC në shitje do të paraqitet në vitit 2016 bashkë me enterierin e zgjeruar, ndërsa pas një viti pritet edhe varianti Shooting Brake i quajtur Volkswagen CCS.

Vetura do të jetë e ndërtuar në platformën VW MQB e motorin do ta marrë nga Passati, transmeton Koha.net. Kjo vetëkupton edhe motorët benzinë TSI, ata dizelë TDI si dhe versionin GTE plug-in hibrid.

Sa për përkujtesë, Sport Coupe Concept GTE ka 487 cm gjatësi, është 7 cm më i gjatë se sa Volkswagen CC aktual. Duhet përmendur se Sport Coupe Concept GTE është i gjerë 187 cm, i lartë 140 cm, ndërsa distanca ndërboshtore është 284 cm. Në bagazh ka hapësirë për 480 litra./autolajme.com