Vokswagen i jep fund versionit “Beetle” – Lajmi.net
Vokswagen i jep fund versionit “Beetle”
Autori: Lajmi.net AutoAuto & Tek 18:54, 14 September 2018
Volkswagen do të ndalojë së prodhuari makinën “Beetle” vitin e ardhshëm, duke i dhënë fund kështu thuajse 7 dekadave prodhim.

Njësia amerikane e kompanisë tha se do të ndalë prodhimin në impiantin e saj në Meksikë, pas nxjerrjes së dy modeleve speciale të makinës në korrik të vitit 2019.

“Beetle” u prezantua në Gjermani në vitin 1938, gjatë epokës naziste, dhe erdhi në SHBA 11 vite më vonë, ku u bë simbol i transportit utilitar, të përdorur shpesh nga hipitë.

Madje, makina u bë edhe më e famshme pas filmit të “Disney”-t në vitin 1968, “Historia e Herbit”, një makinë që kishte kokë më vete.

Makina u shit për rreth 30 vite para se prodhimi të ndalej në vitin 1979. Volkswagen e riktheu në jetë në vitin 1998 në formën e një “Beetle” të ri e modern, që tërhoqi kryesisht blerëset femra.

Kompania e rishikoi atë në vitin 2012, në një përpjekje për ta bërë më të pëlqyeshme edhe për burrat.

Modelet speciale tani po finalizohen nga inxhinierët dhe kompania thotë se, pas tyre nuk ka plane për rikthimin e “Beetle”, edhe pse asgjë nuk mund të përjashtohet.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO