Vokrri: Tifozët serb, motiv shtesë për Shqipërinë

Kreu u Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka thënë se tifozët serb do të jenë një motiv  shtesë për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit, gjatë ditës së nesërme në Beograd.

Sport

13/10/2014 17:04

Fadil Vokrri ka thënë se Shqipëria nuk duhet të frikësohet nga ky takim, pasi tifozët serb duhet të jenë motive shtesë i tyre.

“Shqipëria është në përparësi pasi ka katër pikë, ndërsa Serbia ka vetëm një pikë, ky është mendimi im”.

“Të kujtojmë se ndeshja e nesërme nuk do të jetë e njëjtë sikurse ajo kundër Portugalisë. Në atë takim Shqipëria është nënvlerësuar, ndërsa tani gjërat janë krejtësisht ndryshe”.

“Atmosfera që do të krijojnë tifozët serb duhet të jetë vetëm një motiv shtesë për kombëtaren tonë”, përfundoi Vokrri intervistën e tij për gazetaexpress.