Vokrri: Shqipëria nuk e refuzoi vazhdimin e ndeshjes

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri sapo ka zbuluar se nuk ishte vetëm Shqipëria ajo që refuzoi të vazhdonte ndeshjen e ndërprerë në Beograd. Vokrri pohon se ka marrë informata të sigurta nga Armando Duka.

Sport

20/10/2014 00:14

Fadil Vokrri ka thënë se Shqipëria do të pranonte të luante nëse, gjyqtari dhe delegati i takimit do të vendoste që ndeshja të vazhdonte.

“Gjyqtari dhe delegati i nedshjes e kanë pyetur Kombëtaren e Shqipërisë nëse është në gjendje të vazhdonte ndeshjen”.

“Ekipi u përgjigj me ‘JO’. Mirëpo, nuk është e vërtetë se ata kishin vendosur që ndeshja të vazhdojë dhe se Shqipëria e refuzoi kthimin në fushë”.

“Nëse do ta kishim refuzuar një vendim të tillë do të rrezikonim të humbnim ndeshjen në tavolinë”, deklaroi Vokrri për emisionin 2 me 1 në RTV21, i informuar për ngjarjen nga presidenti i FSHF-s, Armando Duka.