Vokrri: Rezultatet e dy humbjeve të Kosovës nuk janë të drejta

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri ka folur pas dy humbjeve të njëpasnjëshme të ekipit në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2018”.

Sport

12/10/2016 14:48

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri ka thënë se rezultatet e ekipit në dy humbjet e fundit në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2018” nuk janë pasqyrë e asaj që ndodhi në fushë.

“Mendoj që edhe kualiteti është në pyetje sepse Ukraina është një ekip i përmasave të tjera, së bashku me Kroacinë. Kështu që ndoshta rezultatet janë të thella mirëpo mendoj se humbjet janë logjike në këtë kompeticion ku jemi sot”, tha Vokrri në një intervistë për Anadolu Agency (AA), përcjell “Lajmi.net”.

Kosova u mposht nga Kroacia me rezultat 6:0, e më pas edhe nga Ukraina, 3:0.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.