Vokrri nuk befasohet nga rezultati

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri deklaroi se priste humbje në miqësoren nga Turqia, dhe nuk befasohet nga rezultati përfundimtar 6:1.

Sport

21/05/2014 22:00

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka deklaruar se priste humbje nga Turqia, në ndeshjen e sotme miqësore.

Kreu i futbollit kosovar theksoi se deklaroi se nuk u befasua nga disfata, të cilën e pranoi se ishte e rëndë.

“Ne që nga fillimi e kemi ditur se me çfarë kundërshtari kemi të bëjmë, dhe nuk është një befasi për mua edhe pse humbja është e lartë”, tha Vokrri pas ndeshjes.

“Ndoshta mund të kishte qenë një rezultat më të vogël, por edhe nga kjo humbje duhet të marrim mësim dhe të përmirësohemi në takimet e radhës”, shtoi ai.