Vokrri: Kjo javë vendimtare për Kosovën, ja çfarë vendos UEFA

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka zbuluar për “GazetaOlle.com”, se kur do të vendos UEFA për caktimin e grupit të Përfaqësueses së Kosovës.

Sport

31/05/2016 17:52

Dilema ende mbetet nëse Kosova do të jetë në grupin H ose I.

“UEFA do ta marrë vendimin më së largu deri në fund të kësaj jave”, tha Vokrri për “GazetaOlle.com”.

Sipas tij, edhe për pjesëmarrjen e Prishtinës dhe Feronikelit në garat evropiane, do të vendoset më së largu deri në fund të kësaj jave.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.