Vokrri kërkon një prokuror vetëm për futboll në Kosovë

FFK-ja dëshiron që me këtë veprim të luftojë më ashpër dukuritë negative, në veçanti trukimin e ndeshjeve dhe vandalizmin.

Sport

21/02/2018 09:42

Fadil Vokrri ka njoftuar anëtarët e KE-së se së shpejti pritet të mbajë një takim me prokurorin e shtetit, të cilit do t’ia shtrojë kërkesën për angazhimin e një prokurori vetëm për futbollin.

FFK-ja dëshiron që me këtë veprim të luftojë më ashpër dukuritë negative, në veçanti trukimin e ndeshjeve dhe vandalizmin.

“Presidenti i FFK-së, z. Fadil Vokrri, do të mbajë një takim me prokurorin e shtetit, nga i cili do të kërkojë që të angazhojë një prokuror, i cili do të kishte prioritet lëndët e çfarëdo lloj dukurie e parregullsie negative që dëmtojnë futbollin e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FFK-së.