Vokrri do të varroset me ceremoni shtetërore, Pacolli autorizon protokollin e shtetit

Menjëherë pas vdekjes së kryetarit të FFK-së dhe legjendës kosovare, Fadil Vokrri, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka autorizuar protokollin e shtetit që të organizojë të gjithë ceremoninë.

Lajme

09/06/2018 12:55

Zyrtarë të lartë në MPJ i kanë thënë lajmi.net se tashmë protokolli i shtetit është vënë në kontakt me Federatën e Futbollit për të organizuar në mënyrë shtetërore dhe sa më mirë ceremoninë e varrimit të Vokrrit.

Koha e varrimit të Vokrrit ende nuk është caktuar.

Vokrri vdiq sot pas një sulmi në zemër. /Lajmi.net/