Vokrri: Do aplikojmë përsëri në FIFA

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka  thënë për media se do të aplikojë përsëri për pranimin në shtëpinë më të madhe të futbollit, FIFA.

Sport

07/09/2014 19:37

Vokrri ka njoftuar për media menjëherë pas fitores së Kosovës ndaj Omanit, se do të aplikojë për herë të dytë që kombëtarja jonë të pranohet në FIFA.

Aplikimi që u bë disa vite më parë, u refuzua nga FIFA, sipas të cilës, Kosova nuk i plotësonte kushtet për tu pranuar.

“Ne do të aplikojmë përsëri për tu pranuar në FIFA, pasi herën e parë kërkesa jonë u refuzua”.

“Mbetet të shihet sesi do të reagojnë FIFA dhe UEFA, pas kërkesës sonë”, tha Vokrri.