Vojvoda: Kemi luftuar shumë për të marrë një pikë, ishte e vështirë

Mërgim Vojvoda ka deklaruar se skuadra e Kosovës ka luftuar shumë për të marrë një pikë nda Kroacisë.

Sport

03/09/2017 16:34

Kosova u mund 1:0 nga Kroacia në Zagreb, me një gol të shënuar nga Vida në fund të ndeshjes.

“Besoj se kemi luftuar shumë për të marrë një pikë në Kroaci, ka qenë shumë e vështirë, pasi dje e filluam këtë ndeshje, dhe sot i vazhduam 70 minutat”, deklaroi Vojvoda për Supersport.

“Më duket se kemi luajtur shumë mirë, kompakt, Kroacia nuk ka pasur shumë raste, dhe kështu duhet të vazhdojmë, edhe ndaj Finlandës, pasi kështu mund të marrim pikë”./Lajmi.net/