Vogëlushja Rosie, poza në të brendshme (FOTO)

Rosie Huntington-Whiteley është rikthyer në kohë. Modelja ka postuar disa foto seksi kur po shijonte jetën e saj të re si modele.

ShowBiz

04/02/2016 18:38

28-vjeçarja ka ndarë me 4.6 milionë ndjekësit e saj në Instagram foto ku shihet vetëm me të brendshme në apartamentin e saj në Londër.

Modelja që ka pasur bashkëpunim me “Burberry” e Victoria Secret” i kishte realizuar fotot kur ishte ende beqare dhe jetonte në pjesët shumë të njohura të kryeqytetit britanik si Chelsea apo Kensington.

Muajin e kaluar, gjatë çmimeve “Golden Globe”, modelja konfirmoi se është fejuar me aktorin Jason Statham duke vënë unazën të cilën ky i fundit e kishte blerë 350 mijë paund./ Top Channel