Vogëlushja pezullohet nga shkolla, kishte veshur bluzën e gabuar

Në vajzë e moshës 8- vjeçare u pezullua një ditë nga shkolla e saj në New Jersey, për shkak se kishte veshur një bluzë me ngjyrën jeshile të gabuar.

Fun

27/09/2015 19:52

Nëna e vogëlushes tha se “Township Elementary School No. 4”, e pezulloi të martën e kaluar vajzën nga shkolla, pasi kishte veshur një bluzë jeshile me ngjyrë më të çelur dhe sipas drejtuesve, cenohej kodi i veshjes së shkollës.

Sipas kodit të veshjes së shkollës, bluzat e nxënësve duhet të jenë vetëm të bardha dhe jeshile e errët. Pas denoncimit nga nënë e vogëlushes, edhe prindër të tjerë bënë publike raste të ngjashme me fëmijët e tyre./noa.al