Vogëlushja filloi ushtrimet alpike pa filluar të ecte, shtegun prej 20 metrash e kalon për katër minuta

Andie Torrealba Meriba dhe burri saj Giancarlo nga Adelaide e Australisë, e kanë mësuar të bijën Bella, që të ngjitet nëpër murin për ushtrime alpike, që kur kishte vetëm tetë muaj dhe nuk dinte të ecte.

Fun

07/10/2017 14:24

Tani që ende nuk ka mbushur tre vjet, vogëlushja mund të kalojë shtegun prej 20 metrave, brenda katër minutave, transmeton Telegrafi.

“Jam ngjitur në shkëmbinj kur isha shtatzënë dhe e ndërpreva vetëm disa ditë para se të kryeja lindjen” ka thënë Meriba lidhur me rastin.

Derisa shumë prindër nuk do t’i lejonin fëmijët të ngjiteshin në shkëmbinj, Bella e vogël ecë në pjesë thepisura që janë të larta mbi tre metra, pa pasur asnjë pajisje mbrojtëse.

Më poshtë mund të shihni hapat e saj të parë në ushtrimore, ndërsa mësohet se tani stërvitet nëpër terrene që shfrytëzohen nga të rriturit.