Vogëlushi pa njërin krah merr një të hekurt dhuratë nga Iron Man

Të gjithë e dimë se super-heronjtë janë të krijuar, nuk lindin. Nuk ke nevojë të jesh nga ndonjë planet tjetër apo të kafshohesh nga ndonjë gjë radioaktive për t’u bërë një i tillë.

Fun

13/03/2015 11:50

Në videon më poshtë të shfaqur nga krijuesi jo-profitabil i protezave të dorës Limbitless Solutions, Robert Downey Jr. (Iron Man apo Njeriu i Hekurt) shfaqet për ta demonstruar këtë dorë.

Downey i sjellë një dorë protezë të printuar në 3D në model të veshjes së tij super-të fuqishme në film, një 7 vjeçari të lindur pa një dorë, transmeton Lajmi.net.

Kjo firmë përdorë një teknologji të re 3D për të krijuar proteza elektronike të duarve të lira për fëmijë. Shpesh disa njerëz nuk marrin një protezë për shkak që ato janë të shtrenjta dhe kushtojnë mijëra dollarë, por krahu i Alex kushtoi vetëm $300.

Për ta pranuar sa më lehtë vendosjen e kësaj proteze, për këtë u kujdes aktori i Iron Man. Shikojeni më poshtë videon: