Vogëlushi mendon se është superhero, prindërit nuk i tregojnë se është i sëmurë (Video)

3-vjeçari Akshaj Khandelwal nga Dwarka në Delhi, Indi është diagnostikuar me sindromin ‘Klippel-Trenaunay Syndrome’ (KTS).

Lifestyle

02/01/2017 18:56

KTS është një gjendje e rrallë shëndetësore që shkakton rritje të tepër të pjesës së djathtë të trupit – sidomos këmbës së djathtë, e cila është katër herë më e madhe se një këmbë normale.

KTS prekë vetëm një në 100,000 njerëz. Efektet anësore përfshijnë vena të zgjeruara dhe rritje jonormale të gjymtyrëve, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse ka këtë gjendje shëndetësore, prindërit e tij vendosën që të mos i tregonin se është i sëmurë dhe ka defekt. Babai i tij i tha atij se kjo gjendje është një dhuratë nga Zoti.

Në vend se të qëndrojë ulur dhe të ndihet i turpëruar për gjendjen e tij, Akshaj thotë gjëra si: “Unë jam Supermen”. Është e pabesueshme ta shohësh atë duke qeshur dhe luajtur në videon më poshtë.

Shikojeni atë:

YouTube player