Vogëlushi me veturën më të mirë në botë (Video)

Kurrë nuk është herët që të bëhesh një shofer i mirë.

Auto & Tek

09/02/2015 18:53

Jake është fëmija më me fat në botë. Vogëlushi 4 vjeçar morri një veturë Corvette 24-volt dhuratë nga babai i tij.

Kjo veturë ndoshta iu duket e vogël por asaj i janë shtuar edhe disa shishe NOS – oksid azoti. Kjo është edhe vetura e parë për fëmijë që ka edhe nitro, duke e shumëfishuar kështu shpejtësinë e saj, transmeton Lajmi.net.

1320video kanë incizuar këtë vogëlush me këtë veturë të bukur dhe ne e kemi videon për ta parë shoferin më të ri në botë i cili e vozitë atë shumë bukur.

Ndoshta të gjithë jemi xheloz për këtë veturë pasi nuk e kishim një të tillë kur ishim të vegjël. Por, Jake tashmë është një shofer i ri.

Shikojeni videon: