Vogëlushi, fjalë të këqija për Januzajn (Video)

Një tifoz i vogël i skuadrës së Manchesterit, ka dhënë mendimin e tij për Adnan Januzaj, duke thënë se atij nuk i pëlqen fare lojtari me origjinë kosovare dhe se nuk është aq i fortë sa duket.

Sport

07/10/2014 22:37

Vogëlushi është pyetur nga gazetarët në rrugë për mendimin që ka ai rreth talentit me origjinë kosovare, Adnan Januzaj.

“Ai nuk është i fortë aq sa duhet, ndërsa skuadra po. Unë mendoj se ai është vetëm një djalosh i ri. Njerëzit mund të mendojnë se ai është me të vërtetë i fortë, mirëpo aktualisht ai është i ‘qetë’, ishin fjalët e vogëlushit.

Përndryshe, Januzaj nga shumë specialist dhe tifozë të futbollit, konsiderohet si një talent i madh i cili premton shumë për të ardhmen.

Adnani kërkohet nga shumë skuadra të mëdha europiane, ku vlen të veçohet ajo e Juventusit, e cila është seriozisht në garë për shërbimet e tij.

Video