Vogëlushi 3-vjeçar gjobitet nga polici për parkim ilegal (Video)

Një vogëlush 3-vjeçar është gjobitur nga polici rrugor për shkak se parkoi motorin e tij të vogël në vend të gabuar në terminalin Halifax, Kanadë.

Fun

08/07/2015 14:50

Declan Tramley, të cilit i pëlqen shumë ta vozisë motorin e tij të kuq plastik, u fotografua me dorën në ballë si shenj zemërimi për gjobën që e kishte marrë nga polici Shawn Currie.

Vogëlushi kishte parkuar motorin e tij të vogël në ‘zonën e ndaluar’ të parkimit të dielën, transmeton Lajmi.net.

“Babai i tij iu afrua policit dhe i tregoi se sa shumë i do policët, dhe ai më pas bëri shaka duke ia shkruar një tiketë atij për argëtim,” thotë Pierre Bourdages për ABC News.

“Mos harro, nuk guxon ta parkosh motorin në terminalin e trageteve”, i tha polici vogëlushit.

Shikojeni videon nga ky rast:


ABC US News | World News