Vogëlushi 3-vjeçar bëhet hit në stërvitjen e Skënderbeut (VIDEO)

.

Sport

11/08/2017 20:33

Skënderbeu është duke u përgatitur për sfidën e datës 14 ndaj Dinamos se Zagrebit në transfertë.

Ditën e sotme, gjatë kohës që skuadra bardhëkuqe ishte duke zhvilluar seancën stërvitore në aneksin e stadiumit, një fëmijë 3-vjeçar ka hyrë në fushë për të shkelmuar topin.

Ky veprim u tërhoqi vëmendjen edhe të futbollistëve korçar, të cilët nisën të qeshin dhe të luanin me fëmijën e vogël.

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë edhe një video të shkurtër nga ky moment pikant.

https://vid.me/yyf1g