Vodka për lëkurën tuaj, flokët, këmbët dhe dhëmbët…

Pija alkoolike vodka siç duket është e mirë për lëkurën, flokët dhe dhëmbët.

Lifestyle

27/06/2017 23:34

1. Për pastrimin e fytyrës

Vodka mund të përdoret për të pastruar në mënyrë efikase fytyrën tuaj. Zhyteni një copë pambuku në vodka dhe aplikojeni në fytyrë. Do t’i pastrojë poret dhe do të forcojë lëkurën tuaj.

2. Për flokë

Nëse dëshironi flokë më të shëndetshme dhe më të bukura, atëherë shtoni pak sasi të vodkës në një shishe shamponi dhe përdoreni për t’i larë flokët, transmeton Gazeta Express.

3. Rifreskoni këmbët me vodka

Vendoseni shputën në vodka për ta rifreskuar atë. Nëse dëshironi eksperiencë freskuese më të gjatë, hidhni pak vodka në këpucët tuaja.

4. Largoni insektet

Në vend se të përdorni sprej toksik kundër insekteve, përdorni vodka për t’i vrarë insektet. Shtoni pak vodka në një shishe spreji dhe përdoreni si ilaç kundër insekteve.

5. Për dhimbje të dhëmbit

Nëse frikësoheni nga trajtimi i dentistit, atëherë vodka do t’ju ndihmojë. Aplikoni një sasi të vogël të vodkës në zonën e prekur dhe harrojeni dhimbjen e dhëmbit. /Lajmi.net/