Vodhi supën, goditet me thikë dhe digjet i gjallë!

Një burrë në Nigerinë jugore u godit me thikë dhe u dogj i gjallë nga një turmë, sepse vodhi tenxheren me supë.

Fun

24/08/2015 19:26

Sipas Reuters duke cituar mediat lokale, kufoma e djegur e viktimës u la përpara një shkolle në qytetin Calabar në juglindje të Nigerisë, ka njoftuar gazeta ditore nigeriane “ThisDayj”.

Sipas gazetës njeriu së bashku me dy të tjerë ka vjedhur një tenxhere me supë nga një shtëpi private, por u kapën nga një grup fqinjësh të cilët kishin dëgjuar thirrje për ndihmë.

Turma e ka kapur njeriun, i cili kishte vjedhur supën dhe e sulmuan për herë të parë me një thikë dhe pastaj e ndezën të gjallë.

Policia e dënoi vrasjen. Gazeta “ThisDay” citon oficerin e policisë, sipas të cilit çdo i dyshuar është i pafajshëm derisa të provohet faji i tij./TetovaSot/