Vodhi në Francë, paraburgim në Prizren

Gjykata në Prizren i caktoi masën paraburgimit prej 40 ditësh I.Z., shtetas i Republikës së Shqipërisë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë në Francë.

Lajme

07/06/2016 19:16

Departamenti  i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me iniciale I. Z. nga fshati Rubik, komuna e Mirditës, Republika e Shqipërisë, t’i caktojë masën e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë në Francë.

I paraburgosuri në fjalë është i dënuar në Francë me burgim në kohëzgjatje prej 3 muaj dhe ndiqet nga i njëjti shtet.

“Nga ky shtet përmes së cilës Ministria e Drejtësisë – Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar është njoftuar nga Interpoli se ka fletë arrest ndërkombëtar, i cili është hasur në pikën kufitare në Vërmicë, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren caktohet masa e paraburgimit në raport me procedurën e ekstradimit në bazë të dispozitës së nenit 21 dhe 22 të Ligjit mbi Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar”, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Afërdita Kicaj.

Kicaj po ashtu njoftoi se masa e paraburgimit do të llogaritet në kohëzgjatje prej 40 ditëvsh, nga data 4 qershor 2016 ora 19:00 deri më 14 korrik 2016.