Vodhën 9 banesa pasi dolën nga burgu, arrestohen sërish

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës me akuzën e vjedhjes.

Lajme

22/02/2016 21:42

Tre të arrestuarit janë persona me precedentë penalë, që kanë përfituar nga amnistia e fundvitit.

Xhuljano Asllanaj, Genci Shiba dhe Dionis Subashi akuzohen për vjedhjen e 9 apartamenteve.

Vjedhjet janë kryer pasi ata ishin liruar nga burgu, raportojnë mediat shqiptare, transmeton lajmi.net.