VMRO-ja dënon sulmin ndaj Petrovit

VMRO-DPMNE-ja dënon ashpër sulmin brutal ndaj kryetarit të Kongresit Botëror Maqedonas (KBM), Todor Petrov.

Lajme

28/02/2016 10:22

Nga kjo parti e cilësojnë si akt shumë të ulët sulmin ndaj Petrovit dhe theksojnë se me këtë i shkaktohet dëm shumë i madh shtetit.

Sipas Daniella Rangelova, destabilizimi dhe imponimi i krizës është skenarë kundër paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në Republikën e Maqedonisë.

“MPB-ja e cila është nën kontroll të LSDM-së dhe kuadrove të saj partiake është në gjumë të thellë dhe bashkëpjesëmarrëse e shurdhër në këtë skenar. VMRO-DPMNE-ja kërkon që Oliver Spasovski ti gjejë, arrestojë dhe sanksionojë kryerësit e kësaj vepre makabre. Mëkati i Todor Petrovit është se ka ngritur iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë për themelimin e Prokurorisë Publike Speciale dhe se përmes një procedure legale ka ngritur iniciativë për ndërtimin e kryqit në Komunën e Butelit”, deklaroi Daniella Rangellova, Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së.