VMRO-DPMNE: Qytetarët do ta dënojnë LSDM-në në zgjedhjet lokale

VMRO-DPMNE-ja përmes një kumtese akuzon pushtetin për paaftësi dhe joseriozitet në menaxhimin me zjarret, që sipas tyre, ka sjellur deri tek rrezikimi i jetës së mijëra qytetarëve në vend.

Lajme

07/08/2017 09:53

Sipas partisë opozitare, pushteti me paaftësinë e tyre ka lejuar që Maqedonia të shkrumbohet dhe të ndodhë katastrofë ekologjike.

“Paaftësia e Qeverisë së LSDM-së nuk ka arritur të parandalojë zjarret e reja, edhe pse gjitha informacionet kanë treguar për rrezik nga zjarret dhe në këtë mënyrë ka futur në rrezik mijëra qytetarë. Qeveria e papërgjegjëshme e LSDM-së nuk arrit t’i shuajë zjarret lokale, të cilët eskaluan dhe vendosën në rrezik gjithë rajonin”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti i bëjnë thirrje LSDM-së t’u del në ndihmë qytetarëve dhe të ndihmojë në lokalizimin e zjarreve. OBRM-PDUKM thotë se qytetarët LSDM-në do ta dënojnë në zgjedhjet lokale.