VMRO-DPMNE propozon plan për dalje nga kriza

VMRO-DPMNE-ja sot prezantoi udhërrëfyes me qëllim, siç tha Antonio Milloshoski, “të nxjerren mësime dhe të ofrohet zgjidhje për dalje nga kriza e tanishme politike, por edhe nga kriza të ardhshme politike, e duke u udhëhequr nga parimi i Republikës së vetme të Maqedonisë”.

Lajme

28/03/2017 18:40

Ata propozojnë krijimin e marrëveshjes mbipartiake për çdo zgjidhje të ardhshme parimore të dallimeve të brendshme, në kuadër vetëm të institucioneve të shtetit, pa, siç tha Milloshoski, “agjenda ose përfaqësues të huaj, dhe vetëm nga përfaqësues në mënyrë legjitime të zgjedhur të qytetarëve të Maqedonisë”.

“Bashkimi i brendshëm kundër involvimit në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë, nga aan e politikanëve të huaj ose shteteve që gërshetohen me konceptin e respektimit të sovranitetit ose janë në kundësrhstim me parimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Bashkarisht të hedhim poshtë plane dhe platforma ose agjenda të cilat janë jashtë rregullimit tonë kushteteus ose janë në kundërshtim me interesat stategjike-shtetërore të Maqedonisë. ose me fjalë tjera, bashkarisht të krijojmë plane dhe platfoma dhe agjenda të cilat janë në interes të rregullimit kushtetues të Republikës së Maqedonisë dhe interesat strategjike të shtetit. Dënim të secilit revizionizëm indirekt të Marrëveshjes së Ohrit, e cila tërësisht gjendet në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe rregullimit tonë”, tha Milloshoski.

Për parimet e potencuara për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme të krizës vijuese politike dhe të ngjarjeve eventuale të ngjashme në tëa rdhmen dhe parandalimin dhe shmangien e tyre me kohë, siç tha Milloshoski, është e domosdoshme sëpari në mënyrë transparente të gjithë faktorët relevantë politikë të arrijnë marrëvehsje për disa çështje dhe teza.
Është e domosdoshme, tha Milloshoski, “të harmonizohemi nëse rëndësia e praksës politike për Koalicionim të fituesit me fituesin është faktor i stabilitetit shtesë në shtet, nëse si e tillë duhet të ekzistojë ose hidhet poshtë tani dhe në të ardhmen”.

“Nëse hidhet poshtë kjo do të ishte në interes të barazimit të votës së çdo deputeti, me të gjitha pasojat logjike për një hap të tillë. Ky është parakusht i domosdoshëm me qëllim që të shmangim standarde të dyfishta në politikën e vendit dhe ndryshim të traditave poltiike, zakoneve varësisht nga rezultatet zgjedhore. Në afat të gjatë harmonizimi rreth këtij parimi dhe vlefshmëria e tij ose hedhje poshtë, do të sjellë parashikueshmëri më të madhe në skenën politike”, tha Milloshoski.

VMRO-DPMNE-ja propozon që faktorët politikë të arrijnë marrëveshje dhe nëse, tha Milloshoski, “janë të pranueshme agjendat e huaja në qëllimet e brendshme politike ose vetëm ata të cilët janë të përfaqësuar dhe verifikuar nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë në zgjehdje janë aktualë, relevantë dhe agjenda produktive për shtetin”.

“Nëse gjatë konstituimit të Kuvendit, përbërjes së tanishme ose çdo të ardhme, pozita Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë logjikisht do të takonte koalicionit politik ose partisë që ka fituar në zgjedhje ose duhet të jetë lëndë e mbivotimit? Në konteksitn e njëjtë, cilat do të ihsin garancat se kjo pozitë Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk do të keqpërdorej për mahinacione politike, me qëllim të anulimit të zgjedhjeve të caktuara dhe injorimin e vullnetit të shumicës së qytetarëve, të cilat kanl numër më të madh të deputetëve të votuar në Kuvend. Nëse të gjithë aktorët politikë pajtohen me mbajtjen e modelit multikulturor të shoqërisë së Maqedonisë me promovim të barabartë të të gjithë bashkësive ose përkrahet ndryshimi i këtij modeli nl dynacional, në llogari të shumicës së bashkësive joshumicë”, tha Milloshoski.

Do të nevojitet marrëveshje, sipas udhërrëfyesit së VMRO-DPMNE-së, siç tha Milloshoski, edhe për çështjen nëse prioritet kulmor në këtë moment mbetet stabilizimi i vendit, institucioneve, ekonomisë dhe reformave evropiane për eurointegrime si fuqi bashkuese për të gjithë qytetarët, ose megjithatë të gjitha këto prioritete duhet të këmbehen me ridefinimin e marrëdhënieve mes bashkësive dhe organizimit shtetëror të Republikës së Maqedonisë.