Vlorë, vajza djeg nënën me benzinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në qytetin e Vlorës, ku një grua 54-vjeçare ka djegur me benzinë nënën e saj të moshuar, e cila gjendej në gjendje të rëndë.

Lajme

16/04/2015 13:25

Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia të qytetit bregdetar, ku policia kanë mbërritur menjëherë me të marrë lajmin.

Fillimisht agjentët kanë vënë në pranga 54-vjeçaren e identifikuar me inicialet R.SH, ndërsa kanë shoqëruar për në spital nënën e saj 84 vjeç.

Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa vajza e saj, referuar dëshmive paraprake, vuante nga probleme mendore.

Top Channel