Vlorë, mbytet zhytësi 34-vjeçar

Një 34-vjeçar që merrej me zhytje është mbytur në Vlorë, në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e “Haxhi Ali-ut”.

Lajme

22/04/2018 19:43

Mësohet se policia është njoftuar përmes një telefonate për ngjarjen, teksa bëhet e ditur se trupi i pajetë i 34-vjeçarit A.H është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë.

Policia e Vlorës ka ngritur edhe një grup hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tch