Vlorë, fillon Kampionati Botëror ne Paragllajdizëm

Kosova në këtë kampionat botëror përfaqësohet nga 4 pilotët e sajë të paragllajdizmit të disiplinës precizion.

Sport

05/05/2017 14:53

Në një ceremoni madhështore, e cila është përcjell me shumë aktivitete ajrore dhe shfaqje të shumta akrobatike, sot filloi Kampionati Botëror në Paragllajdizëm në disiplinën e precizionit.

Ky Kampionati i 9-të botëror me radhë për të cilin u tregua interesim i jashtëzakonshëm për pjesëmarrje, ku pas fazës së kualifikimeve arritën të kualifikohen gjithsej 25 shtete anëtare të Federatës Ndërkombëtarë Aeronautike (FAI).

Kosova në këtë kampionat botëror përfaqësohet nga 4 pilotët e sajë të paragllajdizmit të disiplinës precizion: Eduard Daci, Gëzim Statovi, Hizdri Gubetini dhe Petrit Mustafa, lider i ekipit kosovar është Avni Kuçi.

Kjo është hera e parë që pilotët kosovar do të marrin pjesë në një kampionat botëror, garë e kategorisë së parë (FAI CLASS1), që është gara kryesore e vitit në paragllajdizëm, precizion.

Në cilësinë e gjyqtarëve në këtë kampionat botëror janë të pranishëm edhe dy gjyqtarët kosovar të certifikuar nga FAI, Alban Kurtishi dhe Xhelal Leskovci.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy