Vlora lëkundet sërish, tërmete të vogla gjatë natës

Vlora është lëkundur sërish nga tërmetet, ku sipas EMSC-së, janë me magnitudë rreth 2 deri në 3 ballë të shkallës Rihter.

Lajme

21/05/2018 10:21

Disa prej tyre kanë pasur epiqendër në Detin Adriatik derisa lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në fshatrat Bashaj, Matogjin dhe Vërmik.

Sipas banorëve të fshatit Bashaj, lëkundje ka pasur edhe gjatë orëve të natës dhe në orët e para të mëngjesit duke përhapur panik, shkruan Top Channel.

Edhe vetë banorët thonë se tërmetet kanë qenë më të vogla se të parat por janë frikësuar sërish duke kaluar natën jashtë.