Vlora Çitaku reagon për përgjimet

Ambasadorja e Kosovës në Washington, dikur ministre e Integrimeve në Kosovë, Vlora Çitaku ka dhënë një sqarim pas publikimit të përgjimeve mes Adem Grabovcit, shefit të grupit parlamentar të PDK-së.

Lajme

14/08/2016 08:22

Ajo ka thënë se ka personi për të cilin kanë diskutuar nuk është punësuar asnjëherë në Ministrinë ku ajo ka udhëhequr.

Ky është postimi i saj i plotë:

E lexova qe Insajder kishte ri-publikuar një bisedë telefonike mes meje dhe Adem Grabovcit. Më duhet që ta them prapë, dhe këto të dhëna janë publike, dhe ju ftoj juve si gazetarë që ta vërtetoni, Fidani i apostrofuar në këtë bisedë nuk është punësuar në Ministrinë që kam drejtuar unë. Ndërkohë që praktikën 2 mujore, pa pagesë, ka mundur ta kryej secili student që ka sjellë një dëshmi nga Universiteti.