Vlora Çitaku “mallkon” Ramosin për lëndimin e Mohamed Salahas

Lëndimi i futbollistit më të mirë të Liverpoolit, egjiptianit Mohamed Salah nuk iu ka pëlqyer fare tifozëve kosovarë të kësaj skuadre.

Lajme

26/05/2018 21:41

Salah u lëndua nga ndërhyrja e kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos.

Ramosin e ka “nem” edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, një tifoze e zjarrtë e Barcelonës, rivalit të përjetshëm të Realit.

“Sergio Ramos është lojtari ma i poshtër në bote. Marre. Referimi edhe ma marre”, ka shkruar Çitaku, raporton lajmi.net.

Ajo ka marrë shumë pëlqime dhe komente për këtë postim, por edhe të qeshura.

Pjesa e parë e finales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Realit dhe Liverpoolit ka përfunduar 0 me 0. Finalja po luhet në Kiev të Ukrainës. /Lajmi.net/