Vlora Çitaku do të emërohet konsulle e Kosovës në New York

Ministrja në largim e Integrimeve, Vlora Çitaku pritet të drejtojë Misionin Konsullor të Republikës së Kosovës në New York. 

Lajme

26/06/2014 17:52

Presidentja Atifete Jahjaga pritet të nënshkruaj sot dekretin për emërimin e Çitakut për konsulle në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministrja në Largim e Integrimeve Vlora Çitaku do të drejtojë Misionin Konsullor të Republikës së Kosovës në Nju Jork.

Burime të Express kanë bërë të ditur se Presidentja Jahjaga do ta nënshkruaj në dekretin për dërgimin e Vlora Çitakut gjatë ditës.

Drejtues i deritashëm i këtij misioni ka qenë ish -ambasadori i Kosovës në Turqi Bekim Sejdiu.