Vllëzërit shqiptarë rrahën pronarin italian të lokalit

Dy vëllezër shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kanë dhunuar pronarët e një lokali në Itali, pasi nuk donin që të paguanin disa prej pijeve që kishin konsumuar. 

Lajme

29/09/2014 13:09

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Savona të Italisë, ku dy vëllezërit shqiptarë, përkatësisht të moshave 24 dhe 29, me banim në Albissola Marina, kanë sulmuar e dhunuar pronarët e lokalit, dhe më pas janë larguar nga aty.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilët pasi kanë marrë dëshminë e pronarëve, janë vënë në kërkim të dy vëllezrvë shqiptarë, të cilët u arrestuan si të dyshuar për grabitje.