Vllaznia në Balkan League

Shqipëria është konfirmuar si anëtare e re në Balkan League. Andaj, nga edicioni i ardhshëm skuadra kampione e Shqipërisë në basketboll, Vllaznia, do të jetë pjesëmarrëse e garës ndërkombëtare.

Sport

22/05/2014 16:23

Shqipëria do të ketë një skuadër në Balkan League nga sezoni i ardhshëm.

Federata shqiptare është anëtare e re e garës, dhe do të ketë një përfaqësues në edicionin e ri. Kjo nënkupton se Shqipëria është rikthyer në turneun ndërkombëtar, pas mungesës së gjatë.

Kampioni i ri Vllaznia, nga qyteti i Shkodrës, është skuadra që do të marrë pjesë. Ata së fundmi kanë fituar titullin e kampionit të Shqipërisë, duke mposhtur në finale Tiranën me rezultat 3:0 në seri.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së futbollit të Shqipërisë do të jetë prezent në Sofje në javën e ardhshmë për takimin e bordit të Eurohold Balkan League, për të diskutuar detajet e tjera rreth pjesëmarrjes së ekipit në edicionin e ardhshëm të garës.

Kujtojmë, në edicionin e fundit, pjesëmarrës në Balkan League ishin dy skuadra kosovare, Sigal Prishtina dhe Peja.