Vllasi tregon se si ishte kacafytur me Murat Jasharin para se të plagosej (Video)

​Avokati Azem Vllasi ka treguar për momentin se si është plagosur të hënën në Prishtinë.

Lajme

15/03/2017 17:26

“Praktikisht jemi kacafytur, unë e kam parë me dorë të djathtë kur sulmuesi e ka nxjerrë revolen, më ka ra në sy zhurmuesi që e amortizon zhurmën. Ai është drejtuar ndaj meje, në gjoks”, ka treguar Vllasi për “Info Magazine”.

Vllasi e ka cilësuar plagosjen e tij si vrasje të planifikuar, por që ka mbetur vetëm një tentativë për vrasje.

“Sigurisht se kishte tentativë të më vriste, kjo është revole, nuk ishte mjet i ftohtë, nuk ishte vetëm ideja të më lëndojë, me iu drejtu dikujt me revole në gjoks është vrasje e planifikuar. Në atë kacafytje kam arritur të ja ngris dorën më lartë dhe aty ka shkrepur”, përcjell deklaratën e tij, Klan Kosova.

YouTube player