Vllasi: Kushtetuta e 74-ës siguronte autonomi, aktualja nuk e siguron

​Sot mbushen 41 vjet kur Kosova e miratoi aktin më të lartë juridik - Kushtetutën e saj të parë, në historinë e saj juridike. Kjo ndodhi më 28 shkurt të viti 1974, deri më 23 mars të vitit 1989, kur do të ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës.

Lajme

28/02/2016 11:00

 

Pas miratimit të kësaj Kushtetute, Kosova për herë të parë themeloi kuvendin si organin më të lartë ligjvënës, pushtetin e ekzekutiv – që quhej Këshilli Ekzekutiv, kishte sistemin gjyqësor, si dhe kishte Gjykatën Kushtetuese, edhe pse të gjitha ishin të kontrolluara nga Serbia.

Kosova për herën e parë, më 28 shkurt të viti 1974 miratoi Kushtetutën e saj, edhe pse nuk u lejua të jetë në grupin e shteteve që njiheshin republika të Jugosllavisë.

Me miratimin e Kushtetutës së viti 1974, Kosova si krahinë, fitoi kompetenca që ngritën debate dhe kundërshtime të fuqishme nga ana e Serbisë.

Ish – kryetari i Lidhjes Komuniste të Kosovës dhe ish – kryetari i KrahinësAutonome të Kosovës, Azem Vllasi, tha për KosovaPress, se pakënaqësitë dhe kundërshtimet e Serbisë në lidhje me Kushtetutën e Kosovës së viti 1974, vinin me pretekst se Serbia po mbetet Republikë e pa def inuar dhe nuk do të jetë si republikat e tjera, të Jugosllavisë, derisa shtoi se një gjë e tillë ishte e vërtetë, pasi nuk ishte plotësisht e njëjtë si republikat tjerë të Jugosllavisë.

Vllasi tregoi se kundërshtimet e Serbisë vazhdonin edhe më tutje, ku dy vite më vonë – më 1976, Serbia kërkoi që edhe njëherë të rishikohen raportet e saj në mes të dy krahinave – Kosovës dhe atë të Vojvodinës. Ai tregoi se pas largimit të Titos nga skena politike, Serbia në vitin 1980 prapë nxori në diskutim çështjen e Kushtetutës së Kosovës, me arsyetimin se Kosova ka arritur në një shkallë të lartë të pavarësisë.

 

“Më 1976 nga Serbia u tentua që të rishikohen edhe njëherë raportet kushtetuese mes Serbisë dhe dy krahinave. Kosova dhe Vojvodina refuzuan çfarë do rishqyrtim i dhe ajo çështje shkoi te kryetari i shtetitJosip Broz Tito. Ai e mbylli atë çështje me njëkonkludim se Kushtetuta e Jugosllavisë është aprovuar, kushtetuta e njësive federale janë aprovuar… Ata pritnin një shancë të re për t’u hyrë ndryshimeve kushtetuese, në drejtim që Serbia synonte. Pas shkuarjes së Titos nga skena politike, më 1980, serbët e vlerësuan që shansi i parë është për ta nxjerrë nga sirtari atë temë. Prapë, ishin ngjarjet e viti 1981. Kinse, ato ngjarje e destabilizuan Jugosllavinë dhe gjendjen politike jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Preteksti ishte se Kosova ka arrit një shkallë të lartë të pavarësisë dhe nuk mund ta kontrollojë situatën politikë të sigurisë në vende të tjera”, tha Vllasi.

Vllasi tregoi se pas vitit 1981, prapë filluan fërkimet me Serbinë rreth shumë çështjeve të tjera duke shtuar se të gjitha ato sublimoheshin në pozitë n kushtetuese të Kosovës, por njëkohësisht ata synonin edhe te Vojvodina.

Ai tregoi se Kosova funksiononte me Kushtetutën e viti 1974 deri në vitin 1989, kur u çrregulluan raportet në Jugosllavi dhe pastaj rrethanat në Jugosllavi bënë që Serbia edhe më shumë ta shfaqte pakënaqësinë në lidhje me Kosovën, deri atëherë kur presidenca eJugosllavisë e shfrytëzoi kompetencën kushtetuese duke e krijuar gjendje tëjashtëzakonshme. Vllasi tha se me këtëmori fund pozita kushtetuese e Kosovës.

Pas fillimit të shpërbërjes së Jugosllavisë, Kosovareziston kundrejt Serbisë dhe kështu futet në luftë. Pas luftës, Kosova mbikëqyret nga ndërkombëtarët deri në vitin 2008, kur edhe shpallet shtet i pavarur.Më9 prill të viti 2008, Kosova miraton edhe Kushtetutën e Republikës, me të cilën shteti edhe sot funksionon.

Në lidhje me dallimet në mes të Kushtetutës së parë të Kosovës dhe asaj aktuale, Azem Vllasi, tani avokat, kons ideron se Kushtetuta aktuale lenë disa hapësira të cilat, sipas tij ndikojnë që vendi të mos jetë plotësisht funksional.

“Në këtë Kushtetutë kanë mbetur disa vegëza që shtetin tonë nuk e bëjnëkrejtësisht funksional dhe në disa aspekte e dallon prej shteteve të tjera që kanë dalëprejish – Federatës jugosllave. Problemi më i madh për shembull është te ajo dispozita kushtetuese, ku ndryshimet kapitale aprovohen me dy të tretat e deputetëvetë Kuvendit, por në aty dy të tretat duhet të jenë edhe dy të tretat e deputetëve të minoriteteve… Kushtetuta e atëhershme ishte akt që na sigurontenjë autonomi të plotë, përbrenda sistemit Jugosllav. Ndërsa, kjo është Kushtetutë e shtetit me të gjitha mangësitë që i ka, jo që nuk kanë qenë të vetëdijshëm njerëzit tanë që kanë marrë pjesë në ato negociata, por si rezultat, kompromis i negociatave, ku faktori ndërkombëtarë ka qenë drejtpërdrejtë i angazhuar dhe kanë pas goxha konsiderata përSerbinë”, shtoi Vllasi.

Ndërkaq, për njohësin e proceseve politike, Mazllum Baraliu, Kushtetuta e parë e Kosovës dhe kjo e stome, nuk janë miratuar në rrethana ku vullneti i qytetarëve shqiptarë, që janë shumicë në Kosovë, do të vinte në shprehje. Ai shtoi se të dy këto kushtetuta janë miratuar me ndikime politike të kohës. Në Kushtetutën e viti 1974, Baraliu tha se ndikim kishte Serbia, e cila bëri që Kosova të mos shpallej Republikë, ndërsa në Kushtetutën e stome sipas tij, ndikim ka faktori ndërkombëtarë. Ai konsideroi se ndikimi i faktorit ndërkombëtarë në Kushtetutën aktuale, e ka kufizuar fuqinë kushtetuese të saj.

Baraliu tha për KosovaPress se me Kushtetutën e vitit 1974, vetëm Kuvendi ishte ai që mer rte vendime për ndryshime territoriale, derisa sipas tij me Kushtetutën aktuale Kosova ka probleme serioze me sovranitetin dhe kufijtë e saj.

“Vetëm një dispozitë që ka qenë atëherë, në atë Kushtetutë, ku Kuvendi i Republikës së Kosovës ekskluzivisht kishte të drejtë të jepet pëlqimin dhe vetëm me pëlqimin dhe vendimin e atij kuvendi mund të ndërroheshin kufijtë e Kosovës. Sot, me këtë Kushtetutë dhe këto rrethana ne fatkeqësisht shohim se kemi probleme serioze në mbrojtjen e sovranitetit, sovranizimin e vendit por edhe të kufijve të Kosovës, si me Malin e Zi, Maqedoninë, nesër edhe me Serbinë kur do të bëhet përcaktimi i kufijve shtetëror”, tha Baraliu.

Baraliu shtoi se prapë më specifike dhe më e rëndësishme mbetet Kushtetuta e sotme, duke kujtuar p unën dhe sakrificën e popullit për Pavarësinë e Kosovës.

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, do të ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë, deri në përfundimin e luftës nga UÇK-ja dhe ndihma e bashkësisë ndërkombëtare./Kp