Vllahiu: Tregjet në gjendje të mjerueshme

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu ka thënë se tregjet në Prishtinë janë në gjendje të mjerueshme.

Lajme

19/10/2017 13:52

Ai ka thënë se duhet rehabilitim i plotë i tregut në Prishtinë.

“Dështimet në Prishtinë në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarin sikur janë bërë vlera të qeverive komunale. Tregjet në Prishtinë janë në gjendje të mjerueshme siç është tregu i madh i qytetit. Një gjendje e paqartë pronësore, probleme me infrastrukturën. Zgjidhje për këto çështje, përfshirë edhe përmirësimin e kushteve të punës dhe të jetesës. Infrastrukturë më të mirë, vend parkingje. Rehabilitim të plotë të tregut në Prishtinë. Revitalizim të tregjeve në gjithë qytetin, shtrirje të tregjeve të reja posaçërisht ndërtimin e një tregu për prodhuesit vendor mbi Kodrën e Trimave për të lidhur zonat e Gollakut dhe fshatrat e tjera të Prishtinës. #PërPrishtinën50”, tha ai.