Vllahiu: Qytetarëve të Prishtinës po u kthehet prona e tyre

Këshilltari i Kryeministrit, Ramush Haradinaj, Arbër Vllahiu, që njëherit ishte edhe kandidat nga rradhët e AAK-s për komunën e Prishtinës , ka mirëpritur propozimin që Pallati i Rinisë në Prishtinë të regjistrohet si ndërmarrje publike nga ajo shoqërore.

Lajme

22/12/2017 10:29

Ai përmes një postimi ne Facebook ka shkruar se vendimi për t’a hequr  këtë ndërmarrje prej kompetencave të Agjensisë Kosovare të Privatizimit i’a kthen këtë ndërmarrje qytetarëve të Prishtinës.

Ky është shkrimi i plotë i Vllahiut në Facebook:

“Prishtinës po i kthehet prona e saj dhe dinjiteti. Pas projekt-Ligjit për Prishtinën, qeveria Haradinaj merr vendim për t’i kërku Kuvendit që ta heq Pallatin e Rinisë prej kompetencave të AKP dhe ta autorizojë Qeverinë për ta regjistru si ndërmarrje publike nga ajo shoqërore. Pallati do t’i kthehet qytetarëve të Prishtinës. Edhe në fushatë para zgjedhore kemi premtu se e bëjmë Prishtinën kryeqytet.
Urime Prishtinë.”