Vllahiu: Qeveria e Kosovës s’ka pranuar asnjë dokument që Surinami ka tërhequr njohjen

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arbër Vllahiu ka mohuar që Kosova të ketë pranuar ndonjë dokument ose notë verbale që Republika e Surinamit e tërheqë njohjen e Republikës së Kosovës.

Lajme

31/10/2017 17:44

Vllahiu ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme është në përpjekje të vazhdueshme për të rënë në kontakt me zyrtarët e Surinamit që të sqarojë pretendimet e Serbisë se ky shtet e ka tërhequr njohjen.

“Hapësira kohore nuk është e njëjtë me Surinamin, prandaj mund të jetë e vështirë të kontaktohet tash ky shtet, megjithatë ne jemi duke bërë përpjekje të vazhdueshme që ta sqarojmë këtë cështje. Por edhe një herë them se në Qeverinë e Kosovës nuk ka arritur asnjë dokument i tillë, me të cilin Surinami tërheqë njohjen”, ka thënë Vllahiu për rtk-në. /Lajmi.net/