Vllahiu në Mramor: Do të rrisim buxhetin për bujqësi dhe infrastrukturë

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Vllahiu, ka vizituar fshatin Mramor.

Lajme

13/10/2017 14:07

Vllahiu, premtoi se do të ju del në ndihmë banorëve të kësaj ane duke e rritur buxhetin për zhvillimin e bujqësisë, por dhe infrastrukturës, raporton Ekonomia Online. Ai ka premtuar që autobusët urban do të qarkullojnë edhe në Mramor.

“Ne jemi të interesuar që të trajtojmë njëjtë pjesën rurale me atë urbane. Do të rrisim buxhetin për bujqësi, duke iu dhënë subvencione fermerëve në ndërtimin e serrave në mënyrë që prodhimet tuaja të dërgohen në tregje”, tha ai.

“Do të bëhen edhe tregje të tjera në të gjitha zonat e Prishtinës, me investua në turizëm rural, që fillimisht fillon si biznes familjar që me pas mundësi këtë pjesë të Prishtinës me kthyer në një atraksion tjetër”, premtoi Vllahiu.