Vllahiu: Lagjet në qendër të Prishtinës kanë nevojë për trajtim më të mirë

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Vllahiu, ka vizituar lagjen Ramiz Sadiku, të qendrës së Prishtinës.

Lajme

17/10/2017 11:37

 

Vllahiu theksoi se lagjet, si kjo në qendër të Prishtinës kanë nevojë për trajtim më ndryshe.

“Planifikimi urban më i mirë për qytetin. Lagjet si kjo e qendrës së Prishtinës, Ramiz Sadiku, kanë nevojë për trajtim më ndryshe. Edhe përmes zgjidhjeve ligjore për pronësinë, edhe në trajtimin e infrastrukturës rrugore, kanalizimit e rregullimit të trafikut si dhe parkingjeve. Me banorët e lagjes që ndjehen të lënë pas dore. #PërPrishtinën50”, tha ai.