Vlerësohet e mirë situata në komunën e Vitisë, mbeten shqetësuese rastet e vjedhjeve

Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi, ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit, me që rast është shqyrtuar gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë, e cila u vlerësua stabile dhe e mirë, me disa përjashtime që kanë të bëjnë me rastet e vjedhjeve.

Lajme

07/02/2018 14:59

Gjithashtu u fol edhe për vërshimet e fundit në Viti dhe përkushtimin e Institucioneve komunale për tu dal në ndihmë qytetarëve.

EVSB në këtë takim ka apeluar te qytetaret e Komunës së Vitisë, mos të hedhin shishe plastike apo gjë sende tjera, siç janë materialet e ngurta etj, sepse gjatë reshjeve dhe vërshimeve, pasojat po i bartin qytetarët e kësaj komune./rajonipress/